SDM: Osmani i ka “rehatuar” bashkëpunëtorët e tij të afërt në konsullatat në Nju Jork dhe Budapest

ina-online
ina-online

15/01/2024

Sindikata Diplomatike e Maqedonisë (SDM) reagon për referimin e diplomatëve në konsullatat dhe ambasadat e vendit në Nju Jork dhe Budapest, përcjell Lajm.

“Një shembull flagrant i mospërfilljes së rregulloreve të brendshme është emërimi i Muhabi Sinani në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Nju Jork, në të njëjtën pozitë në të cilën ministri Osmani dështoi në emërimin e prezantueses televizive Besmira Ejupi në atë kohë. Gjegjësisht, Sinani, i cili së fundi është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga një kompani private, nuk i plotëson kushtet për t’u dërguar jashtë vendit.
Javën e kaluar ai tashmë ka mbrojtur tezat për referim pa pasur titull të lartë diplomatik, gjë që është një kërkesë ligjore për emërimin e një konsulli të përgjithshëm.

Gjithashtu, kemi informacione se këtë javë Sinani duhet të japë provime në Ministrinë e Jashtme për gradim nga tre nivele lart, pasi referimi i tij do të përshtatej me kërkesat ligjore për një referim në nivelin e Konsullit të Përgjithshëm. Një aplikim i tillë i përshpejtuar për avancim nga grada e ulët në atë të lartë të diplomatit është në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e avancimit në karrierë, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ndërtimin e diplomacisë cilësore dhe serioze”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ambasador në Budapest duhet të jetë njëfarë Ilmi Selami nga Çairi, për shkak të, siç thonë, ngritjes së rejtingut partiak të zotit Osmani në lagjen Çair./Lajmpress

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ