S’duan të hyjnë në Qeveri, por duan figura të reja. Dalja në terren e “Grupit të zjarrit” dhe “heshtja” e Grubit me këngë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/01/2023

U mblodhën jashtë, ndërsa në prapavijë i shoqëronte melodi me motive patriotike. Kështu nga Studeniçani, të pakënaqurit e BDI-së me punën e Qeverisë, nisën takimet me degët e partisë, për siç thonë, të sqarohet në hollësi analiza e punës së ekzekutivit për 2 vitet e fundit, përcjell TV21.

Kur u ulën, ndër të parat gjëra që u pa se po i intereson Musa Xhaferit, ishte se cilat media kishin shkuar për t’i ndjekur.

Xhaferi: Kush janë këto mediumet?

Bexheti: Alsati dhe 21-shi.

E kur doli të flasë para të pranishmëve, akuzoi mediat se e kanë shpikur emrin “grupi i zjarrit” për ta.

“ …ka zjarre këndej, ka zjarre andej. Ato janë nofka që mediumet i vendosin”, tha Musa Xhaferi, kryetar i Këshillit Mbikqyrës BDI.

E pastaj vetë i përmendi përçarjet në BDI, gjë për të cilën edhe ngriti alarmin!

Ne kemi hapësirë Aleancën për Shqiptarët ta integrojmë në Qeveri, ta mobilizojmë, a faktikisht nuk jemi të vetëdijshëm që partia jonë është duke u përçarë, duke u krijuar një hendek në mes anëtarëve të kryesisë, në mes të degëve, në mes të komunave. Unë mendoj se është koha alarmante që ne duhet të vetëdijesohemi dhe duhet të mobilizohemi që të trokasim te dyert e BDI-së, që këtë gjendje nuk duhet ta lejojmë më andej, por duhet të ulemi të gjejmë kompromiset e duhura për ta ruajtur BDI-në”, tha Xhaferi.

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti e rithekson se nuk po e synojnë hyrjen e tyre në Qeveri.

“Nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e ekzekutivit. Vetëm kërkojmë që të respektohet meritokracia, të respektohet baza dhe jo të bëhet pjesë ekskluzive vendimmarrja e Artan Grubit dhe klanit të tij”, tha Blerim Bexheti, sekretar organizatib i BDI-së.

Po nga ana tjetër, nënkryetari Izet Mexhiti, është i qartë se bashkëpartiakët e tij që janë në Qeveri duhet të zëvendësohen me figura të reja.

Ky ekzekutiv ka ardhur pa vota të qytetarit, ka ardhur pa votat e Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe ajo që është më e rëndësishmja, nuk ka realizim, as në infrastrukturë, as në përfaqësim adekuat, as në gjuhën shqipe, as në decentralizim dhe asnjë segment tjetër. I plotësojnë të gjitha kriteret për të shkuar dhe për të ardhur djem dhe vajza të reja, që janë të përgatitur, që janë të popullit, të qytetarit dhe që i përveshin krahët për të punuar në interes të qytetarit shqiptar…”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Ndonëse kanë kritika për ministrat dhe zëvendëskryeministrin që vjen nga partia e tyre, asnjëri prej këtij grupi të pakënaqur integrist nuk thotë ndonjë kritikë për Ali Ahmetin. Madje Mexhiti tha se kryetari është i informuar dhe se ka qenë edhe i ftuar në këtë takim, por me sa u pa, nuk shkoi.

G: -A është i informuar Ali Ahmeti për këto takime?

Mexhiti: -Po.

G: -A e keni ftuar në takim?

Mexhiti: -Po.

G: -Çfarë dëshironi të arrini me këto takime me qytetarët?

Mexhiti: -Ta demokratizojmë edhe më shumë BDI-në.

Nga pjesa tjetër e BDI-së heshtje. Asnjë reagim me shkrim a deklaratë. Forma e vetme që mund të konsiderohet si reagim pas shkuarjes së “grupit të zjarrit” mbrëmë në Studeniçan është videoja që zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e postoi në profilin e tij në Facebook, ku kreu i partisë Ali Ahmeti këndon këngën e Keq Hysenit./TV21

 

TË FUNDIT
11 minuta
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
48 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
49 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
52 minuta
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
2 orë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

ME TE LEXUARA

19 orë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
12 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
19 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
11 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
24 orë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
19 orë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
11 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
23 orë
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë

LEXO MË SHUMË

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

INFO

NA NDIQ