“S’e kam çuar në mend largimin”, Rama: Nuk i tradhtoj qytetarët

0

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk e ka menduar të japë dorëheqjen për shkak se nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin. “Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që dha Rama në “Open”.

Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë. Shefi i qeverisë iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.