Së pari ju “infektuan”, tani po ju ndihmojnë të flini

Picture of INA
INA

20/05/2025

TikTok fillimisht “infektoi” përdoruesit me sugjerime të mira videosh, ndërsa tani ka njoftuar një funksion të ri që do t’ju ndihmojë të flini më lehtë, në vend që të vazhdoni pafundësisht me shikime.

Bëhet fjalë për funksionin e “meditimit”, të cilin TikTok tashmë e ka prezantuar për të miturit nën 18 vjeç. Sipas raporteve të kompanisë, 98 për qind e adoleshentëve që morën pjesë në test e mbajtën funksionin të aktivizuar, gjë që është mjaft mbresëlënëse. Për këtë arsye, TikTok ka vendosur ta bëjë këtë funksion të disponueshëm për të gjithë përdoruesit, pavarësisht moshës.

“Së fundmi kemi njoftuar testimin e një funksioni për të inkurajuar të rinjtë që të shkëputen nga pajisjet gjatë natës. Gjatë testimit tonë, 98 për qind e adoleshentëve e mbajtën funksionin e meditimit të aktivizuar,” thuhet në deklaratë dhe shtoi se “studimet tregojnë se meditimi i vetëdijshëm mund të përmirësojë cilësinë e gjumit për njerëzit e të gjitha moshave, ndaj do ta ofrojmë këtë funksion për të gjithë përdoruesit tanë, pa dallim moshe”.

Megjithatë, kompania thekson se ky funksion do të jetë i aktivizuar automatikisht për adoleshentët nën 18 vjeç. Për të rriturit, do të kenë mundësinë ta aktivizojnë vetë, nëse mendojnë se kanë vështirësi në largimin nga telefoni.

Këto kujtesa do të shfaqen vetëm një herë, por nëse i injoroni, njoftimet pasuese do të jenë më të vështira për t’u mbyllur.

“Nëse një adoleshent vendos të përdorë TikTok pas orës 22:00, faqja e tij ‘Për ty’ do të ndërpritet nga një ushtrim meditimi i udhëhequr, që do ta ndihmojë të qetësohet përpara gjumit. Nëse adoleshenti zgjedh të qëndrojë më gjatë në TikTok pas kujtesës së parë, do të shfaqim një tjetër – më të vështirë për t’u anashkaluar. Do të jetë një dritare që mbulon të gjithë ekranin,” njofton TikTok.

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË