Së shpejti do të ketë disa befasi nga Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është komentuar se do të bëhet pjesë e spektaklit “Dance With Me”, mirëpo duket se kjo nuk është në planet e saj.

Në InstaStory, ajo ka treguar se fansat do ta shohin në forma të tjera.

Beatrix ka zbuluar se është duket xhiruar videoklipe të reja dhe në përgatitje të disa surprizave të tjera vizuale.

“Për dashamirësit e mi, Faleminderit që vazhdoni dhe më shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime te videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Ju dua!”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, “Vonë” mbetet projekti i fundit nga Beatrix Ramosaj. Kënga është publikuar më 9 qershor dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube.