Seanca në Kuvendin e Kosovës, dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat t’u zgjedhur nënkryetar

Picture of INA
INA

10/10/2025

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00.

I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga 105 deputetë të pranishëm, ai në të tria tentimet mori vetëm nëntë vota nga deputetët e Listës Serbe pro. Kundër votuan deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa nga deputetët e minoriteteve joshumicë, ndërsa të tjerët abstenuan.

Ai nuk mund të kandidohet më, pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar më parë se një deputet mund të propozohet vetëm deri në tri herë.

Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as atëherë nuk kishte siguruar votat e mjaftueshme.

Ndërkohë as kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, Zllatan Ellek, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Elleku mori vetëm 9 vota për, pra vetëm votat e deputetëve të partisë së tij.

Edhe kandidatja Lilana Stefanoviç nga Lista Serbe dështoi në të tria tentimet t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Verika Qenariç është kandidatja e katërt e Listës Serbe që dështon t’i marrë votat e nevojshme për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Kandidatët e Listës Serbe vazhdojnë të dështojnë në përpjekjet për t’i marrë 61 votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarin të Kuvendit të Kosovës.

Edhe Branisllav Nikoliqi mori vetëm 9 votat e partisë, ai ishte i gjashti në radhë, dhe tani Lista Serbe ka vetëm edhe tre kandidat për t’i propozuar për votim.

TË FUNDIT

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

Afat shtesë për të aplikuar për shujtë të subvencionuar studentore

Faturat e larta të energjisë – frikë nga dimri

Për ta zgjidhur problemin me transportin në Shkup, duhet të kombinohen tre projekte

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË