Seancat e Kuvendit do të udhëhiqen në gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që të enjten do të ketë kuorum kur duhet të votohet për Ligjin për gjuhët.

Në emisionin “Otvoreno” në Televizionin 24, Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjet tha se pas miratimit të Ligjit për gjuhët do t’i udhëheqë seancat plenare ashtu siç parashikon ligji.

“Në shqip apo maqedonisht varësisht nga ajo cilit do t’i drejtohem. Në thelb kjo do të thotë se pas miratimit të ligjit mund ta udhëheq seancën në gjuhën shqipe, por atij të cilit do t’i drejtohem nëse nuk ka kufje, ndërsa nuk është shqiptar, do t’i drejtohem në atë gjuhë në të cilën do më kuptojë”, tha Xhaferi.