Seancë gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot pritet të vazhdoj seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca” që ka të bëjë me aksidentin e autobusit të kompanisë “Durmo turs” nga Gostivarit që kishte ndodhur para dy viteve në dalje të Shkupit në fshatin Llaskarcë, ku humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa 30 të tjerë u lënduan rëndë, përcjell INA.

Ky rast gjyqësor është nën udhëheqjen e gjykatëses Dijana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori Darko Jakimovski. Të akuzuar janë D.Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport i kësaj kompanie, R. Miftari dhe shoferi i autobusit M.Trifunovski, që ngarkohen me vepra të rënda për rrezikim të sigurisë së qytetarëve dhe pronës në komunikacion, përveç tyre ngarkohen me akuza edhe tre të punësuar në stacionin e kontrollit teknik, I.Gjorgjievski, G.Dukovski dhe J.Bovarski, për bashkëpjesëmarrje në këtë vepër.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17 në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit, kur u aksidentua rëndë autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që transportonte udhëtarë në linjën e rregullt Shkup – Gostivar. Ngjarja ishte fatale pasi që nga 51 udhëtarët, 16 ndërruan jetë dhe mbi 30 u lënduan rëndë, të gjithë nga Gostivari. (INA)