Seancë konstituive e grupit të punës, temë kyçe reformat në legjislacionin zgjedhor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Maj, 2023

Në Klubin e Deputetëve do të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor. Ky grup pune do të duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të propozojë një Kod të ri Zgjedhor. Dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe OBRM-PDUKM, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në grupin e punës. Opozita tha se koalicioni qeverisës duhet së pari të ketë qëndrim të përbashkët, pasi LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kishin pikëpamje të kundërta mbi çështjen një njësie zgjedhore.

“OBRM-PDUKM pranon model zgjedhor me një njësi zgjedhore, sepse kjo do të sjellë barazi të votës në çdo komunë dhe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe i bëj thirrje qeverisë që të dalë me një zgjidhje të tillë. Nëse qeveria del me zgjidhje për një njësi zgjedhore, ne do të përfshihemi dhe do të japim kontributin tonë”, deklaroi Antonio Milloshoski – deputet i OBRM-PDUKM-së.

Ministria e Drejtësisë paraprakisht ka theksuar se ftesa është e hapur, kështu që nëse ata shprehin dëshirë, presin që OBRM-PDUKM të marrë pjesë në takime. Megjithatë, LSDM përsëriti se për ndryshime në modelin zgjedhor duhet të ketë konsensus nga të gjitha partitë.

“Një njësi zgjedhore është në programin e LSDM-së. Ne jemi për një njësi zgjedhore, por natyrisht të gjitha ndryshimet duhet të miratohen me konsensus”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Por tek partnerët e koalicionit të LSDM-së në qeveri nuk ka paralajmërime për ndryshim të qëndrimeve. Dëshira e BDI-së është që të mbeten gjashtë njësitë zgjedhore dhe nëse ka pajtueshmëri për një njësi, atëherë BDI kërkon të vendoset prag zgjedhor prej pesë për qind. Ndërsa Aleanca paraprakisht kërkoi të jenë tetë njësi zgjedhore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ