Seancë konstituive e përbërjes së re për Këshillin e TIK-ut në gjyqësor

ina-online
ina-online

06/02/2024

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përshëndeti dhe u uroi punë të suksesshme anëtarëve të përbërjes së re të Këshillit të TIK-ut. Këshilli për koordinimin e teknologjisë informatike dhe komunikimit në organet gjyqësore, do të ketë 13 anëtarë.

Ministri Lloga shprehu besimin se ky është ekipi më i mirë në vend që do të jetë në gjendje tu përgjigjet profesionalisht të gjitha sfidave. Do ta ndjekë implementimin e Strategjisë për TIK-un në gjyqësor dhe të Planit të veprimit, do të përcaktojë dhe zbatojë masat dhe aktivitetet për digjitalizimin e gjyqësorit, do të merr pjesë në përgatitjen e ligjeve, akteve të tjera ligjore dhe do të merr masa nga fusha e aplikimit të TIK-ut në organet gjyqësore.

Kryetar i këshillit është prokurori publik Vllatko Milloshevski, ndërsa nënkryetar është Daut Rustemi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar. Anëtarët e tjerë janë: Aleksandra Cvetanoska nga Shoqata e Juristëve të Rinj, Ivan Xholev – Gjykata Themelore Penale Shkup, Islam Abazi – PTHPNKOK, Sanja Pandillov – Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Sanja Dimovska – Ministria e Drejtësisë, Anita Andonoska – Këshilli Gjyqësor, Jelena Koleva Dogazanska – Këshilli i Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoska – Prokuroria e Lartë Publike Manastir, Shpend Devaja – Gjyqtar suprem dhe anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gjorgji Andonov – Gjyqtar në Gjykatën Themelore Shtip, Naim Ferati – MSHIA.
Mandati i anëtarëve është 2 vjet.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

INFO

NA NDIQ