Secili televizion malazez që e transmeton këtë këngë shqip, televizionet mund të dënohen

“Albanian” nga Etnon dhe Lyrical Son është një prej projekteve muzikore që i ka rezistuar viteve dhe është shndërruar në himn muzikor për gjithë shqiptarët.

Por, duket se kjo këngë 13 vite pas publikimit po përbën “rrezik” për dikë.

Televizionet në Mal të Zi janë dënuar për emetimin e këtij videoklipi.
Siç konsiderohet përmbajtja programore përbën rrezik për rendin kushtetues në Mal të Zi.

Sipas një njoftimi të bërë publik së fundmi, TV Teuta dhe TV Boin kanë marrë vërejtje.
Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar Lyrical Son i cili përmes një postimi në Instagram ka deklaruar që “Albanina” nuk mund të ndalohet. /Express/