Sefedin Nuredini, një vlerë që vazhdon të na frymëzojë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/01/2023

Emin Azemi

(Ribotohet me rastin e gjashtë vjetorit të kalimit në amshim të aktorit)

Ishte mesi i viteve 70 atëherë kur mosha diktonte një qasje më naive ndaj botës dhe ngjarjeve, por kishte diçka të sinqert në atë qasje: Ajo kohë sikur kishte njevojë për idol, për ndonjë princ që do të na printe në tejkalimin e brigjeve të kohës. Në qytetin tonë fillimisht idol kishim mësuesit dhe e mendonim se ata janë të vetmit që mund të dalin në dyluftim me bajlozët. Më vonë kur kishim nevojë bajlozët ti zëvendësojmë me do trajta tjera të motivimit rinor, u paraqit Sefedin Nuredini, një djalosh simpatik, i gjatë, elegant i cili në fantazinë tonë rinore herë shfaqej si Xhemjs Dini, here si Lorenc Oliveri e here si Klint Isvudi…

Me kalimin e viteve, më ra ta shoh në skenë dhe pastaj të shkruaj për Sefën, për disa nga karakterert që ai i kishte skalitur me mjeshtrinë e artisit të përkushuar në shfaqjet “Tom Soeri”, “Të shpëtoi shpresa”, “Hamleti”, “Varrtarët”, “Shiu në Uertomonto”, “Pahintikë në ëndër”, “Gof-i”, “Sauna”, “Përbindëshi”, Furka e mistershme”, “Varrezë automobilash”, “Rrëshqitza” etj.
Teatri në Shkup, ku ai e kaloi gjithë jetën, u bë streha më e ngrohtë e gjithë krijuesve, gazetarëve, artistëve dhe Sefa ishte ai që e krijonte këtë ngrohtësi me buzëqeshjen e tij karakteristike, me batutat dhe mbi të gjitha me miqësinë që iu falte njerëzve.
Duke na shpie në gjendje emocionale që vetëm teatri e dhuron, Sefa u ngjiz në kujtesën e publikut si një artist që ishte i lindur për tu dhënë shpirt karaktereve. I ndodhur në një skuadër artistësh të talentuar të Teatrit Shqiptar të Shkupit, Sefedin Nuredini arriti të ruaj freskinë e aktorit që drejtpeshonte angazhimin skenik me përgatitjen profesionale.

Ai erdhi nga një shkollë solide aktrimi, siç ishte Fakulteti i Artit Drmatik në Shkup, por kjo nuk do të mjaftonte sikur në përpjekjet e tija për tu bërë dikushi në skenë të mos fuste edhe këmbëngultësinë e njeriut që kishte objektiv të ndërtojë figurën e identitetit të tij krijues, duke e bartur këtë figurë me stoicizëm të rrallë nga skena në skenë, nga shfaqja në shfaqje, nga karakteri në karakter….për të arritur në Olimpin e sukseseve kolosale brenda dhe jashtë hapësirisë sonë kulturore.

I shpërblyer në disa festival dhe i duartroktur në qindra shfaqje, Sefedin Nuredini do të bëhet një shenjë idintifikuese e atmosferës teatrore ku ai punonte dhe së këndejmi fryma e tij prej artisti do të lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Nëse është thënë se misioni i teatrit fillon pas përfundimit të një shfaqjeje, atëherë lirihsht mund të themi se Sefedin Nuredini është misioni që vazhdon të rrezatoj modelin e elegances së interpretimit skenik dhe fisnikërimin e jetës kulturore me një arketip modern që si formim nuk e kishte vetëm teatrin, por edhe letërisën, pas që Sefa ishte edhe një krijues i talentuar i prozës dhe dramatizimit skenik. Shpirti i tij elitar vazhdon të na frymëzoj edhe sot, ndaj shfrytëzoj rastin që të propozoj emrin e Sefedin Nuredinit të mbaj ky teatër dhe në një të ardhme të mendojmë bashkërisht të bëjmë një monografi dhe një film dokumentar për të, të paktat këto që mund ti bëjmë ne kumanovarët e Sefës, mungesa e të cilit do të na bëj të ndjejmë mallë e dashamirësi për një personalitet të spikatur të kulturës sonë.
Emri dhe vepra e Sefedin Nuredinit qofshin të paharruar!

E.AZEMI

24 janar 2017

TË FUNDIT
1 orë
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
3 orë
Erdogani i jep "Çmimin e Mirësisë" Halil Kastratit
1 ditë
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
1 ditë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
1 ditë
Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
1 ditë
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
3 orë
Erdogani i jep "Çmimin e Mirësisë" Halil Kastratit
1 orë
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
1 ditë
Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

LEXO MË SHUMË

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

FB_IMG_1716400013442

Erdogani i jep “Çmimin e Mirësisë” Halil Kastratit

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës

matura-shteterore-provimi

Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre

Shkolla Vizbeg

Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

IMG_2236

Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike

URA

Në organizim të universiteteve publike shqiptare u mbajt edicioni XIV i manifestimit “Ura me tri harqe”

Shkolla Vizbeg

Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor

shkolle klase

Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

INFO

NA NDIQ