Sefer Memeti, juristi i njohur që plotë 4 dekada i shërbeu drejtësisë

0

Me 03.02.2020 u nda nga jeta dhe shkoi në amshim njeri ndër intelektualët e denjë të popullit të kesaj ane dhe anëtari më i vjetër i forumit “Bashkimi i intelektualëve” Kumanovë – Likovë, Sefer Mehmeti.

Profesionist dhe intelektual i palodhshëm dhe i dëshmuar në punë e në përgatitje i përkushtuer me tërë energjinë për të qenë në sherbim permanentë me dhe për rininë. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme, për paraqitjen, qasjen në punë dhe ngritjen e nivelit në përkushtimin e mirefilltë të rinis sone. Do të kujtohet në mbamendjen tonë dhe të shumë gjeneratave si në Luginën e Preshevës, në komunën e Kumanovës e të Likovës dhe më gjërë në Maqedoni Veriore.
Lindi në fshatin Tërnavë komuna e Preshevës, në një familje të varfër por me vetëdije dhe ngritje të lartë kombëtare të ndershme dhe atdhetar të paluhatur në vijën kombtare të dëshmuar brezi pas brezi. Shkollën fillore e kreu në Kumanovë,ku u dallua si nxënës me kapacitet të lartë, studimet në fakultetin juridik në Prishtinë si student i dalluar.
Pas diplomimit me entuziazëm të lartë për të kontribuar në mesin dhe rrethinen e Preshevës pranohet si jurist në gjykaten e Preshevës dhe më pas në gjykaten themelore Kumanovë. Plot 4 dekada punë e palodhshme me plot elan, entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit, intelektualit, me profesion ekspert juridik, u nda nga jeta dhe u varros në Kumanovë, më 03.02. 2020, u përcollë me respekt dhe nderime më të larta nga familja edhe nga ana e shtresës intelektuale, politike dhe qytetarëve nga ana e Likoves, Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës dhe nga pjesa perëndimore e Maqedonis Veriore.
Sefer Mehmeti i takon plejadës së parë të juristëve të parë në rrethinën e Kumanovës dhe të Preshevës i përgatitur e i brumosur me njohuri, përgatitje, ngritje dhe profesionalizëm të vërtetë nga ,,Gjimnazi i Preshevës,, dhe ,,Universiteti i Prishtines ,,.

Gjithnjë ishte i përkushtuar për ta dhënë maksimumin e tij edhe në kohën e lirë nuk mund të largohej nga profesioni dhe të pushojë. Ishte i dhënë pas takimeve, konsultimeve dhe organizimeve me gjeneratat e reja deri në pakufi. Gjithnjë thoshte se ne ia kemi obligim kombit të bëjmë çmos të pa mundurën për ta ngritë shoqërinë dhe rinin në piedestalin më të lartë. Gjithnje thoshte dhe vepronte për ta ngritë këtë popull përmes kulturës edukimit dhe arsimimit në të gjitha lëmite e jetes duhet punë permanente, angazhim dhe vetemohim dhe nëse jemi munduar për të bërë diçka sot nesër do të vlersohet dhe çmohet nga gjeneratat e ardhshme se sa kemi bëre dhe kontribuar për këtë rini.
Seferi tani i ndjeri gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të jetes dhe ngritjes se nivelit arsimor në shkollat tona duke ofruar ndihmë konkrete përmes ligjëratave dhe seminareve të ndryshme. Ishte jashtzakonisht aktiv edhe në organizimet tona. Gjithnjë ishte i preokupuar për të dhënë kontribut konkret për t,i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat hasen rinia jonë shkollat nxënësit dhe kolegët. Organizoi dhe udhëhoqi me dekada të tëra Shoqatën për të drejtat e njeriut me seli në Kumanovë, Klubin e karates Teuta në Kumanovë, Shoqërin kukturo-artistke Naim Frashëri Kumanovë, dhe së fundi ishte mjaft aktiv në forumin Bashkimi i intelektualëve Kumanovë-Likovë. Gjatë katër dekadave punë aktive në gjykatën themelore Kumanovë ishte në organet udhëheqëse dhe kryetar i gjykatës ku menaxhoi me shum sukses dhe profesionalizëm, në shum raste diti të thot stop gjykimeve me diktat politik dhe prapavije politike.
Seferi gjithnjë në rend të parë e kishte atdhedashurinë, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë.E deshti atdheun dhe kombin më shum se çdokush duke e dhënë kontrubutin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral fisnik dhe edukativ që e kishte burimin nga nje familje me traditë të lartë dhe vetëdije kombëtare.
Kurrë nuk pati dilemë të ndalet dhe pushoje nga aktiviteti i tij me rinine dhe rrethin por ishte në anën e unitetit kombëtar, dhe mbrojten e atdhedashurisë me bindje të thellë se vetëm me punë mundet të ndryshohen gjërat në këtë vend.
Ne të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt e krenari të veçantë këtë intelektual të rrallë që e kishte Kumanova dhe rrethina, punëtor i palodhur, në edukimin e drejtë të gjeneratve të reja si atdhetar i madh, i cili për ne ishte udhërrëfyes me vyrtyte të larta dhe të pastërta kombëtare dhe njerëzore.
Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin e përgjithshëm shoqëror i mikut tim Sefer Mehmeti, janë të pavdekshëm.
Kisha nderin të jemi bashkë në shum aktivitete dhe lemi te zhvillimeve shoqerore në RMV dhe të mësojë shumë nga një intelektual i cili 24 orë ishte i dhënë në shërbim të popullit dhe rinise në kuptimin e plotë të fjalës.
Krenari dhe bujari e familjes Mehmeti, rrethina e Kumanovës, Likoves, Lugina e Prehsevës dhe mbarë kombi që e kishim, Lavdi jetës, dhe veprimtarisë së tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për intelektualin-patriotin e popullit Sefer Mehmetin. I nderuari miku im të qoftë i lehtë dheu, Zoti i madhërishëm të shpërbleftë me xhenetin Firdeus, kurse familjarëve më të afërt, miqve dhe shokëve të tuaj, Zoti ua dhasht durimin.
Nga kryesia e forumit, Bashkimi i intelektualëve Kumanovë Likovë, kryetar Dr.Halim Hyda