Seferi: Jemi krenarë që përfaqësojmë kombin tonë në Europian

Picture of ina-online
ina-online

06/06/2024

Kombëtarja jonë vazhdon përgatitjet intensive për finalet e “Euro 2024”. Të zhvendosur prej ditësh në Austri, kuqezinjtë i kanë përveshur mëngët për të marrë ngarkesat e duhura dhe përballur denjësisht me rivalë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Duke qenë në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes” në Europianin e kësaj vere, Sylvinho dhe të tijtë duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Mesditën e sotme doli në konferencë për shtyp Taulant Seferi, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Si është ndjesia për Europianin që po afron?

Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë, me intensitet të lartë. Është një ndjesi shumë e mirë, jemi krenarë që përfaqësojmë kombëtaren e kombit tonë. Më e rëndësishmja është se jemi bashkë dhe të lumtur, mezi po e presim Europianin.

A po rritet konkurrenca në sulm?

Arbër Hoxha është një talent i madh dhe me shumë cilësi. Jam i lumtur që ka ardhur të luajë për Shqipërinë, konkurrenca i bën mirë grupit.

A e mendoje se do të ktheheshe protagonist i kualifikimit kuqezi në “Euro 2024”?

Futbolli ka ulje dhe ngritje, por kam shikuar gjithmonë përpara. Kam punuar shumë, me ndihmën e Zotit. Shpresoj të jem në formën më të mirë dhe të jap maksimumin në Gjermani.

A e sheh Europiani si trampolinë?

Europianin nuk e shoh për kontratë, mendoj për kombin shqiptar. Ne jemi këtu për kombëtaren. Anën e transferimit nuk e mendoj, vetëm pasi të mbarojmë angazhimin me kombëtaren.

A ke ruajtur ndonjë gol për në Europian?

Ne jemi sulmues dhe duhet të shënojmë, po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë. Do të përgatitemi në maksimum për çdo ndeshje.

Cili rival grupi mund t’ju hapë më shumë punë?

Ndeshja nga ndeshja dallon, janë kundërshtarë të fortë. E gjitha që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, tani e kemi mendjen tek Italia. Duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të jemi të bashkuar, si një grup i vetëm. Nëse arrijmë këtë do t’ia dalim mirë.

Pse jeni kaq të lidhur me fanellën kuqezi?

Jemi shqiptarë, ndihemi shumë krenarë për fanellën që veshim. Është një fanellë shumë e rëndë, japim maksimumin për të fanellë. Shpresoj të marrim rezultate pozitive.

TË FUNDIT
8 minuta
Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Brojën në stol në ndeshjen ndaj Kroacisë
4 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
5 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
5 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
5 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

ME TE LEXUARA

23 orë
Nesër vuloset fati i Shqipërisë, priten 3 ndryshime kundër Kroacisë. ”Penalizohet” Hysaj
5 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën
21 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
5 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
20 orë
Përplasje e madhe mes tifozëve të Turqisë dhe atyre të Gjeorgjisë

LEXO MË SHUMË

sylvinjo silvinjo

Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Brojën në stol në ndeshjen ndaj Kroacisë

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

IMG_3319

Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme

Gjermania

Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

shqiperia euro 2024

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

nedim bajrami

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

Lorik Cana

Cana ja çfarë thotë para përballjes së Kombëtares me Kroacinë (VIDEO)

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

INFO

NA NDIQ