Sejdiu nga BESA i përgjigjet Selës: çfarë hajmalie u bëri Aliu?

ina-online
ina-online

3 Shtator, 2023

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur ish kreut të ASH-së, Ziadin Sela i cili mbrëmë nga Gostivari sulmoi bllokun opozitar.

Sejdini qëndrimet e Selës i quajti tallje me opinionin duke ia kujtuar atij madje që në zgjedhjet e fundit doli me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”.

“Zotri ishi”, lëre opozitën e Lëvizjen BESA, abe çish u bë me Alin, e keni heq nga fjalori krejt pasi që e kishit akuzuar për tentim vrasje, a thua vallë çfarë hajmalie u bëni Alia kur i shkuat në shtëpi që ju aq shumë ndryshuat?!

Mosni se s’bën kështu të tallni e në këtë gjendje me dalë para popullit, jeni shndërruar në zëdhënës të Soravisë. Ju dolët para popullit me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”, e tash përfunduat në ata që e shpëtuat BDI-në”.  Mosni bre se ky popull shumë ka përjetuar hile dhe tradhëti.

Ky popull shumë parti të “forta” i ka duruar e kur filluan të tallen k’ta “të fortit”, sikur ju që jeni “të fortë”, populli i zhduki fare nga skena.

Mos harroni se edhe ju jeni në prag të këtij momenti!
E keni tepru!- ka shkruar Sejdini në rrjetin social Facebook.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dëshira për zgjedhje, do t’i fitojmë 61 deputetë

zjarr sllupçan

QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

driton-nebiu

Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

INFO

NA NDIQ