Sekretari amerikan Blinken pasdite vjen në Shkup

ina-online
ina-online

29/11/2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet që sot pasdite të mbërrijë në Shkup për të marrë pjesë takimin e 30-të ministror të OSBE-së, që sot dhe nesër do të mbahet në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut.

Blinken para nisjes në Shkup po qëndron në Bruksel në takimet me ministrat e jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë dhe do të ketë një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e vendosur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet në Samitin e Uashingtonit në korrik 2024,” theksoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut thonë se Blinken do të arrijë në Shkup sot pasdite, ku fillimisht do të ketë takim me ministrin e jashtëm Bujar Osmani, që njëherit është kryesues i OSBE-së.

Më pas, sekretari Amerikan i Shtetit Blinken do të marrë pjesë në darkën e punës të organizuar në margjinat e takimit ministror të OSBE-së që fillon nesër. Në darkë, sipas burimeve në MPJ të Maqedonisë dhe në OSBE, nuk është përmendur prania e mundshme e ministrit të Jashtëm rus Lavrov dhe as nuk bëhet e ditur se kur do të arrijë në Shkup.

Departamenti i Shtetit thekson se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Sekretari Blinken do të angazhohet me kolegët e OSBE-së, për të konfirmuar përkushtimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara ndaj OSBE-së dhe misionit të saj bazë për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve, me një theks të veçantë të të drejtave të njeriut dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Sekretari Blinken do të theksojë gjithashtu rolin kyç të OSBE-së në promovimin e sigurisë gjithëpëfshirëse në rajon dhe do të falënderojë Maqedoninë e Veriut për rolin e saj udhëheqës.

Bullgaria hapi qiellin për avionin e ministrit rus pasi ai kishte thënë më parë se do të merrte pjesë në takim nëse Bullgaria do ta bënte këtë. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë vendosi të heqë ndalimin e fluturimit të avionit rus me të cilin delegacioni rus, përfshirë Lavrovin, do të mund të zbarkojë në Shkup, pasi Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme të kenë dhënë miratimin për fluturimin dhe ulje. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

kompleksi-adem-jashari

26 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

INFO

NA NDIQ