Sekretari amerikan i mbrojtjes të hënën në Shkup: Moska do që të përzihet!

0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis të hënën parashikohet të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Matis do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Edhe vetë Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe brengosje për shkak të përfshirjes së mundshme të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.

Komentet

komentet