Sekretari amerikan shprehë ngushëllime dhe dhembje për tragjedinë në Bullgari ku vdiqën 45 shqiptarë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut si dhe për zjarrin që ka shpërthyer poashtu në Bullgari në shtëpinë e pleqëve ku vdiqën 9 persona.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken ka shkruar se Departamenti i Shtetit dhe populli amerikan u shpreh ngushëllime Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe u uron shërim të shpejt të lënduarve.

“Departamenti i Shtetit dhe populli amerikan u shpreh ngushëllime të thella popullit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm me autobus dhe në zjarrin në shtëpinë e pleqve. Zemrat tona janë me të gjithë ata që janë në zi dhe u urojmë shërim të shpejt të lënduarve”, ka shkruar Blinken.