Sekretari i AAK-së godet Ramën pas deklaratës që KFOR të marr kontrollin në veri: I çuditshëm ky njeri!

ina-online
ina-online

28/09/2023

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për marrjen nën kontroll të veriut nga ana e KFOR-it.

Nitaj e ka quajtur njeri të çuditshëm kryeministrin Rama.”Edi Rama, ky njeri i çuditshëm. Paska kërkuar që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Bile këtë kërkesë thotë se paskësh bërë edhe në samitin e NATO-së, të mbajtur kohë më parë”, ka thënë Nitaj.

“Edi Rama, ky njeri i cuditshem

Edi Rama paska kerkuar qe KFOR ta marre nen kontroll veriun e Kosoves. Bile kete kerkese thot se paskesh bere edhe ne samitin e NATO-s te mbajtur kohe me pare.

Si eshte e mundur qe te kerkoje dicka, jo per vete por per te tjeret. Bile do te duhej te kishte pyetur nese kjo eshte kerkese e Kosoves.

I cuditshem ky njeri!

Sa ia ben “fora” ne Keshillin e Sigurimit, sa e jep nje deklarate “perle” per ta kundershtuar deklaraten e BE-se per ngjarjet ne veri dhe hop e bjen ne fund te pusit.

E ben nje kerkese, per dhe ne emer te Kosoves, te njejte me kerkesen e presidentit serb.”, ka shkruar Nitaj në facebook.

Rama: Veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR-i

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.

Në një konferencë për media të enjten, Rama ka thënë se një gjë të tillë e ka propozuar edhe në samitin e NATO-s.

“Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur. Për të parandaluar në çdo mënyrë këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se herë të tjera, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, jo s’kemi trupa apo ndonjë arsye tjetër, mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it, shumë më të madhe në trupa dhe me shumë vështirësi”, ka thënë Rama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

mesuesja e Liridones

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

vellau haxhi shala

Vëllai i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që m’u ekstradu

Naim Murseli

“Burg me 5 yje”, Tomë Gashi tregon se ku po mbahet Naim Murseli – ja çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

viza kosova heqja vizave

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – rregullat dhe kufizimet

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

INFO

NA NDIQ