Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres vizitoi instalacionin “Klasa Pandemike” (FOTO)

Beqir Sina/INA nga New York City

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, dje vizitoi instalacionin “Klasa Pandemike”, një klasë model e përbërë nga 168 tavolina bosh, dhe 168 karrige me çantat e shpinës, ngjyr blu me stemën Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), në kopshtin pranë selisë së KB në New York më 2 mars 2021, për të tërhequr vëmendjen qeverive nga mbarë bota, jepnin përparësi nevojës për rihapjen e shkollave.

“Klasën Pandemike”, një klasë model e përbërë nga 168 tavolina bosh, ku pas çdo karrige të zbrazët, varet një çantë shpine e zbrazët, dhe secila tryezë përfaqëson një milion të fëmijëve që jetojnë në vendet ku shkollat janë mbyllur pothuajse tërësisht, është shfaqur si një “kujtesë solemne e klasave në çdo cepi i botës që mbeten bosh, për një vit të tërë “, thekson UNICEF.

Gjatë vizitës dje pasi kaloi nëpër instalicionin, në “Klasën Pandemike”, të vendosur në kopshtin përbri Selisë së Kombeve të Bashkura në New York, Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres e quajti marramendës numërin(168 milion) të fëmijëve që humbën arsimin e vlefshëm, ose “një tragjedi” për mbarë botën.

“Ne kemi miliona fëmijë jashtë shkollës dhe kjo është një tragjedi. Një tragjedi për ta(fëmijët), një tragjedi për vendet e tyre, një tragjedi për të ardhmen e mbarë njerëzimit “, tha ai.

Shkollat për më shumë se 168 milion fëmijë në të gjithë botën janë mbyllur plotësisht për gati një vit të plotë për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të martën Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Ndërkohë, që rreth 214 milion fëmijë në të gjithë botën, ose një në shtatë, kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre personal, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga UNICEF.

Analiza mbi raportin e mbylljes së shkollës tregon se 14 vende në mbarë botën kanë mbetur kryesisht të mbyllura, tërësisht pa asnjë lloj mësimi alternativ që u adaptua nga Marsi 2020 deri në Shkurt 2021. Dhe, dy të tretat e të cilave janë në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur gati 98 milion nxënës të shkollës, thotë raporti i UNICEF.

“Ndërsa, po i afrohemi ditës (6 Mars), njëvjeçare të shpalljes së pandemisë COVID-19, ne përsëri kujtojmë për nevojën e emergjencës katastrofike për arsimin, që kanë krijuar bllokime, apo mbyllje të shkollave në të gjithë botën. Me çdo ditë që kalon, fëmijët janë të paaftë për të hyrë në shkollë fizikish , megjithse numëri po bie gjithnjë e më shumë , bota ka më shumë të margjinalizuar, që po e paguajnë çmimin më të rëndë, me mungesën fizike në shkollat në gjithë botën “, tha Drejtoria Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.

“Ne nuk duhet të kalojmë në vitin e dytë të të mësuarit në shkollë të kufizuar ose madje edhe pa asnjë shkollë për këta fëmijë. Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për t’i mbajtur shkollat të hapura, ose për t’i dhënë përparësi atyre në rihapjen e tyre në gjithë botën”, shtoi Fore.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, më shumë se 888 milion fëmijë në të gjithë botën vazhdojnë të përballen me ndërprerje të arsimit të tyre për shkak të mbylljes së plotë dhe të pjesshme të shkollës, nga viti pandemic 2020.

Me qëllim të rritjes së ndjeshmërisë për nevojën e ri-hapjes së shkollave në mbarë botën, të martën, Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), në kopështin përbri selisë së Kombeve të Bashkuara, hapi instalacionin të ashtuquajtur në “Klasën Pandemike”, një klasë model e përbërë nga 168 tavolina bosh, për të tërhequr vëmendjen ndaj urgjencës së arsimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qeverive për të, rihapur dhe mbajtur shkollat e hapura.

Secila prej 168 tryezave të zbrazëta përfaqëson një milion fëmijë që jetojnë në vendet ku shkollat janë mbyllur pothuajse tërësisht.

“Ne nuk duam që dyert e grilave dhe ndërtesat e mbyllura të fshehin faktin se e ardhmja e fëmijëve tanë po vihet në pauzë të pacaktuar,” tha Fore. “Ky instalacion është një mesazh për qeveritë: Që ne duhet t’i japim përparësi rihapjes së shkollave dhe duhet t’i japim përparësi rihapjes së tyre më mirë se sa ishin më parë.”

UNICEF gjithashtu nxit qeveritë të vendosin me përparësi nevojat unike të çdo studenti, me shërbime gjithëpërfshirëse që mbulojnë të mësuarit përmirësues, shëndetin dhe ushqimin, shëndetin mendor dhe masat e mbrojtjes në shkolla.