Sekreti i Ronaldos? 6 vakte ushqim, 5 dremitje dhe stërvitje gjatë gjithë ditës

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po shkon 37-vjeç, por nuk ka rënë aspak nga forma e tij dhe këtë e dëshmoi me dy golat e shënuar në ndeshjen debutuese si i rikthyer te Manchester United.

Portugezi gëzon një gjendje fizike të shkëlqyr. Trupi dhe muskujt e tij janë perfektë dhe ai vijon të dhurojë spektakël në fushën e lojës si të ishte ende një djalosh 20-vjeçar.

Por cili është sekreti i kësaj forme të jashtëzakonshme?

DailyMail ka shkruar të përmbledhur ditën tipike për CR7 dhe nëse i hedhim një sy, ajo nuk është aspak e zakonshme. Sa i përket ushqimit, ai ka një dietë strikte, ku lejohen vetëm proteinat pa dhjamë, drithërat, vitaminat dhe kripërat minerale. Në total gjatë një dite konsumohen 6 vakte, me një distancë 3-4 orë nga njëri-tjetri, kjo me qëllim që metabolizmi të mbahet gjithmonë aktiv dhe ai të ketë energji për stërvitje.

Sa i përket pijeve, për Ronaldon është i ndaluar çdo lloj alkooli nga dieta, duke lënë në tavolinë vetëm lëngje frutash si edhe ujë, të paktën 2 litra në ditë. Ronaldo bën një total prej 5 dremitjesh në gjumë çdo ditë, për një total prej 90 minutash.

Ai kryen çdo ditë sesione palestre në shtëpi, si edhe stërvitje në pishinë duke notuar. Një stërvitje konstante, që i lë shumë pak hapësirë për kohë të lirë dhe qejf. Ky është Cristiano Ronaldo!