Sekreti: pse askush s’e ka parë varrin e Diana-s?

Princesha Diana, emri i vërtetë Diana Frances Spencer, vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997, kur ishte 36 vjeçe. Transmetimi i funeralit të Dianës ishte e vetmja ngjarje që ia kaloi dasmës së saj dhe Charles. Dy miliardë e gjysmë njerëz në mbarë botën e panë atë dhe vajtuan për princeshën.Fillimisht, plani ishte që Princesha Diana të varrosej në katakombin e familjes Spencer në kishën në Great Brington. Por vëllai më i vogël i Princeshës Diana, Earl Charles Spencer, vendosi të ndryshojë këtë plan. Ai donte që Princi William dhe Princi Harry të mund të vizitonin varrin e Dianës sa herë të dëshironin pa u shqetësuar për privatësinë. Zona ku ajo është varrosur është pranë një liqeni të njohur si Oval, që ndodhet brenda Parkut Althorp.

Princesha Diana u varros me një fustan koktej leshi të zi me mëngë të gjata. Ajo e bleu fustanin vetëm disa javë para vdekjes, shkruan Parade.

Ajo u varros duke mbajtur një rruzare që ia kishte dhënë Nënë Tereza.

Althorp House, një orë e gjysmë jashtë Londrës, mund të vizitohet gjatë verës. Mysafirët nuk mund të vizitojnë varrin, por ata mund të lënë mesazhe dhe dhurata në monumentin e ndërtuar përballë varrit. Rruga drejt liqenit është e veshur me 36 lisa, secili prej të cilëve përfaqëson një vit të jetës së Dianës.Grabitja e varrit tashmë është tentuar disa herë, ndaj familja nuk lejon askënd t’i afrohet vendprehjes së fundit të princeshës dhe as të bëjë foto. /tesheshi