Sekuestrimi i 22 500 ton naftë kontrabandë ruse në portin e Durrësit, arrestohet kapiteni i anijes

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Një shtetas rus është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi me anijen që kishte në pronësi po transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë, 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë.

“Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas,” njoftoi policia.
Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË