Sekuestrohen 600 milionë euro kokainë në Holandë, ishte fshehur mes bananeve

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Më shumë se tetë tonë kokainë, e fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori, u kapën në portin e Roterdamit, njoftuan sot prokurorët holandezë, në atë që është sekuestrimi më i madh i drogës në vend deri më sot.

Kokainë, vlera e së cilës llogaritet në 600 milionë euro, u sekuestruan më 13 korrik, por operacioni nuk u bë i ditur më herët për ecurinë e hetimeve.

“Më 13 korrik, autoritetet doganore bënë sekuestrimin më të madh të drogës të bërë ndonjëherë në portin e Roterdamit”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

“Në dymbëdhjetë paleta banane u gjetën gjithsej 8,064 pako kokainë, me peshë nga një kilogram secila”, thanë prokurorët, duke shtuar se droga u asgjësua.

Kontejneri kishte mbërritur në Roterdam nëpërmjet Panamasë.

“Edhe një herë ia dolëm t’u japim një goditje të rëndë trafikantëve të drogës në port,” tha drejtori i doganave të Roterdamit, Peter van Buijtenen, duke e përshkruar sekuestrimin si “të madh”.

Doganat holandeze sekuestruan më shumë se 29,702 kilogramë drogë në gjysmën e parë të 2023./Albeu.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Polina-Pavel-1080x720-1-780x470

Kush është Pavel, i biri i Yevgeny Prigozhin, që “po lëviz gurët” për t’u bërë kreu i ri i Wagner

avion-aeroplan-ushtarak

Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

wagner

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre, shpërthejnë luftëtarët e “Wagner”: Tradhtar!

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

erdogan

“Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Erdogan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

INFO

NA NDIQ