Sekuestrohet shuma marramendëse 13 mln euro nga kokaina në Amsterdam, arrestohen 2 shqiptarë

0

Policia e Holandës të enjten më datë 12 shtator, gjeti një shumë rekord prej gati 13 milion euro në një shtëpi në Amsterdam, pas një hetimi të trafikut të drogës. Policia tha se për këtë rast, pas hetimeve, janë arrestuar gjithsej 7 persona. Policia filloi hetimet disa kohë më parë pas informacionit në lidhje me trafikun e drogës nga një grup kolumbianësh në Hollandë. Mes të arrestuarve është edhe një grua nga Kolumbia 52 vjeçe, shkruajnë mediat e huaja. Ajo u prangos në Amsterdam. Persona të dyshuar të përfshirë në trafik droge nga Shqipëria, Zelanda e Re dhe Maroku gjithashtu janë arrestuar. Shuma e madhe e parave që u gjet në banesë u sekuestrua. Olivier Dutilh, shefi i policisë rajonale në Amsterdam, thotë se kjo është një nga kapjet më të mëdha të parave në Hollandë. “Jam krenar që përfunduam me sukses një operacion, ku janë kapur ndër sasitë më të mëdha të parave të ardhura nga trafiku i drogës ndonjëherë. Deri tani kemi arrestuar 7 persona. Dyshojmë se rrjeti është më i madh dhe po punojmë për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në rast”, tha shefi policor Dutilh./Balkanweb