Sela – Ahmetit: Hasmi i propagandës suaj dhe e gënjeshtrës është e vërteta! Hajde mi thuaj në sy mua…

0

Kryetari i ASH Ziadin Sela, nga Dibra ka sfiduar Ali Ahmetin te përballet në debat teliviziv duke i thënë se “nesë ka guximin ti thotë ata gënjeshtra ata me te cilat po i gënjen shqiptarët në emisionet debative”.

“ Ju me 21 Prill do tja mundesoni Ali Ahmetit te perballet me Ziadin Selën, a e dini pse, tek i shoh kto intervistar dhe debatet shpesh pyes vehten ose si sju vjen turp ca njerëz me flokë të thinjura dhe mbajne ca vite mbi supe dhe dalin gënjejnë paturpësisht.

Ali Ahmeti tha se ka shkolle propagande që kërkush nuk e ka! Dhe une publilikisht e them se unë nuk kam shkolle propagande. Une kam shkollë ndershmërie dhe nderi, une kam shkolle të drejtën dhe të vërtetën.

A e din ali se cili eshte hasmi më i madh i propagandës tënde prej gënjeshtre? Hajde dhe përballu në sy me mua.

Dil përballu në debat me mua, pa mare parasyshë që nesër është heshtje zgjedhore jam i gatshëm të përballem edhe nga e hëna e tutje ku të duash ti. Hajde dhe mi thuaj në sy ato gënjeshtra që i plason në opinion, ti prandaj i ik përballjes me mua , sepse edhe une bej pjesë tek shumica e shqiptarëve që nuk në sheh dot në sy, sepse më ke shkel në besë.

Unë te kuptoj dhe serisht te them nëse ske guxim të përballesh vet, une përballem me gjithë kryesinë tënde te ngushtë me te gjithë ministrat dhe deputet e tu, ata në një anë unë vetëm në anën tjetër!”, theksoi Sela.