Sela: Deklarata e Kovaçevskit zbuloi sa i madh është numri i qytetarëve pa shtetësi, BDI manipulon me shifrat

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/02/2022

Deklarata e djeshme zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të asaj se sa i madh është numri i qytetarëve pa shtetësi”. Kështu është shprehur kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se shërbimi për siguri shtetërore pranë MPB-së ka trashëguar mbi 20 mijë kërkesa.

LAJM: Të dhënat që publikojnë mediat duke u thirrur në burime brenda MPB-së por edhe zyrtarë të lartë të BDI-së, kanë deklaruar që ka rreth 2600 kërkesa për shtetesi. Ndërsa dje kryeministri Kovaçevksi deklaroi që bëhet fjalë për mbi 20 mijë kërkesa. Pse ka mospërputhje të shifrave?

Ziadin Sela: E vërteta është vetëm një, ndërsa gënjeshtra është 1100. A e dini se ku mund ta lokalizoni gënjeshtrën, merrni funksionarët e BDI-së dhe shikoni kur kanë folur për këtë temë, asnjëherë nuk kanë dhënë shifra të sakta. Një është e padiskutueshme që janë shumë, për sa kohë që ne kemi dëgjuar dhe kemi parë se kanë probleme, prandaj e ngritëm iniciativën për ta ndryshuar Ligjin për Shtetësi. Kjo deklarata e djeshme zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të numrave, por natyrisht këto janë shifra zyrtare, imagjinoni sa mund të jetë numri i njerëzve që kanë hequr dorë nga lodhja 30 vjeçare që kanë bërë. Por, ne përsëri insistojmë, bëhet fjalë për të drejtë elementare të njeriut. Kështu quhet deklarata universal për të drejtat e njeriut dhe jo njerëzve. Theks i vendos individid dhe të drejtën që ai do të duhet ta gëzojë. Një ndër të drejtat më themelore dhe me elementare është e drejta e shtetësisë sepse prej kësaj të drejte burojnë shumë të drejta të tjera, e drejta për arsimim, për shërbim shëndetësor, e drejta për punë, e drejta për tu pensionuar dhe e drejta për tu larguar nga kjo botë ne menyre dinjitoze dhe jo me vështirësi, duke vështirësuar edhe shërbimet shëndetësore kur vjen në një moshë dhe plaket njeriu, por edhe duke i lënë edhe borxhe familjes sepse shërbimet shëndetësore kanë kosto dhe jo gjithsecili mund ta përballojë këtë kosto. Prandaj, jo vetëm në këtë segment, Bashkimi Demokratik për Integrim, fatkeqësisht e gënjeshtërt ka qenë prej në fillim dhe vazhdon të jetë gënjeshtra më e madhe që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë parë dhe kanë pas.

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski dje deklaroi se e kupton problemin me bllokimin e kërkesave për shtetësi e që një pjesë janë me afate të skaduara, e premton se do të punohet me ritëm më të përshpejtuar.

“Shërbimi për siguri shtetërore e cila është në kuadër të MPB ka trashëguar mbi 20 mijë kërkesa. Ritmi me të cilën është punuar atëherë ka qenë më e ulët se sa ritmi me të cilin po punohet tani mbi kërkesat. Nëse në atë kohë janë verifikuar dhe janë përgjigjur në rreth 100-200 kërkesa gjatë muajit, tani kjo është rritur në mbi 1 mijë përgjigje gjatë muajit. Në mënyrë plotësuese vetë verifikimet tani janë më të komplikuara duke pasur parasysh atë që jemi vend-anëtar i plotfuqishëm i NATO-s dhe për këtë shkak verifikimet janë më të gjata dhe përfshijnë kritere dhe pyetësorë, që është diçka më e komplikuar nga ajo që ka qenë më herët”, tha Kovaçevski.

TË FUNDIT
10 minuta
Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
3 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
3 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
4 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
4 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

ME TE LEXUARA

1 ditë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
3 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
1 ditë
Për 9.5 milionë euro, Lidl e ka blerë objektin e Mr.Bricolage nga “Skopski Pazar”
11 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
1 ditë
Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm
7 orë
Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla
1 ditë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
10 minuta
Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

LEXO MË SHUMË

uns struge jeton shaqiri merko

Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

uns struge jeton shaqiri merko

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

INFO

NA NDIQ