Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, sot mbajti mbledhje të rregullt në prezencë të anetareve te kryesisë së degës, këshilltarëve komunal të ASH-së – Strugë, si dhe deputetëve Ziadin Sela dhe Syrja Rashidi, përcjell INA.
“Cështje diskutimi të pikave me rend dite, ishin informacion nga Deputeti i zonës rreth aktiviteteve politike të ASH – së, brenda kohës, nevojen e rritjes së nivelit të aktiviteteve për ngjeshjen e rradhëve të strukturës partiake në terren, por në fokus të veçantë, u trajtua riorganizimi i forumit rinor, problemet e theksuara me infrastrukturën në nivel lokal në qytet dhe nëpër vendbanime dhe hapat e mëtutjeshme.
Të tilla takime si dhe puna në terren do të jenë në vazhdimësi aktivitet i ASH – Strugë, në funksion të aktualizimit dhe përmirësimit të shërbimeve të domosdoshme ndaj qytetarit”, thekson ASH.(INA)