Sela e Taravari takojnë ministrat në Gostivar

INA
INA

03/11/2023

Kryetari aktual dhe ish kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe Ziadin Sela janë fotografuar duke pirë kafe në një lokal të Gostivarit, bashkë me tre ministrat e kësaj partie në qeveri, Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, përcjell KlanM.

Fotografia është publikuar nga drejtuesi i Departamentit për Informim në ASH, Arben Zeqir, i cili nuk ka dhënë shumë detaje për temën e bisedës apo qëllimin e takimit.

“Në Gostivar”, ka shkruar shkurtimisht Zeqiri.

Fotografia vjen pas informacioneve dhe diskutimeve të shumta të ditëve të fundit e sidomos pas dështimit të Ligjit për amnisti, sipas të cilave, ASH duhet ta rishikojë pjesëmarrjen e saj në qeveri.

NDryshe, vet ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga edhe pse i zhgënjyer nga mospërkrahja e partnerëve të koalicionit për ligjin që ai e propozoi, sërish tha se nuk e mendojnë largimin nga qeveria./KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ