Sela i bën thirrje Kovaçevskit dhe Bujar Osmanit të largohen nga ‘Ballkani i Hapur’

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/02/2022

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me luftë Ruso-Ukrainase, shkruan InfoShqip.

Në shkrimin e tij, Sela shprehet se Serbia ishte vendi i vetëm që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA, për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, Sela i bën thirrje kryeministrit Kovaçevski dhe Bujar Osmanit, të tërhiqen nga iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ përderisa Sërbia nuk distancohet nga Putini.

Në vazhdim postimi i plotë i Ziadin Selës:

“Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës.” -përfundon Sela. /InfoShqip.com

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË