Sela i kërkon Zaevit shkarkimin e Osmanit (VIDEO)

0

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka theksuar për televizionin 1TV se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka humbur kredibilitetin, pasi që sipas tij, pranë kryeministrit ka një zv/kryeministër që ka keqpërdorur buxhetin me projektet inovative dhe keqpërdorime tjera me firma të nxjerrura brenda nate si dhe tanimë me nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale për zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani.

“Zaevi që nesër duhet ta shkarkoj Bujar Osmanin, sepse ndryshe nuk ka logjikë. Nëse nuk e bën këtë, atëherë le ta merr dhe VMRO në Qeveri, Gruevskin e Mijallkovin dhe ti përfshijë si pjesë të kabinetit qeveritar, dhe në këtë mënyër ndoshta do ta ketë më lehtë të gjejë zgjidhje edhe për çështjen e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Sela. Ai theksoi se Zaev ka humbur drejtimin e qeverisjes, duke përfshirë elemente të tilla korruptive në Qeveri.

Ai foli edhe për gatishmërinë e partisë së tyre për tu përballur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që tanimë janë paralajmëruar. Kreu i ASH-së tha se në referendumin e 30 shtatorit për emrin ka pasur dalje të pakët nga elektorati i LSDM dhe të BDI-së, sidomos kjo e fundit në komunat që udhëhiqen nga ASH, me qëllim që të bëjnë akuza se mosdalja është për shkak të neglizhencës dhe dështimit të ASH-së. Sela theksoi se referendumi dështoi edhe për shkak se u tentua përvetësimi i procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Ai tha se gjatë fushatës, partisë së tyre nuk iu dha hapësirë e duhur për fushatën, derisa liderët e partive në pushtet vazhdimisht rrinin në ekrane. (INA)

ОТВОРЕНО СТУДИО

Gepostet von 1tv.mk am Mittwoch, 10. Oktober 2018

Komentet

komentet