Sela ia përmend BDI-së kryeministrin shqiptar, Ademi i replikon: Ti je humbësi më i madh i të gjitha zgjedhjeve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2022

Të flasësh për demokraci në Maqedoni është bërë goxha e vështirë, kështu deklaroi lideri i ASH-së Ziadin Sela, duke kontestuar legjitimitetin e Qeverisë së sapoformuar.

Sipas tij Kovaçeski nuk ka legjitimitet sepse ai nuk ka dalë vet në zgjedhe që të kërkojë votë dhe se nuk ndjen se ka obligim ndaj tyre. Por Sela theksin e kritikave e vendosi te BDI, për premtimin e kryeministrit shqiptar.

“Erdhën te qytetarët dhe kërkuan votë vetëm me një premtim dhe ky premtim ishte kryeministri i parë shqiptarë dhe ky është premtimi i cili nuk mund të pritet mandat katër vjeçar që të realizohet. Ose bëhet në momentin që mbahet seanca për krijimin e Qeverisë, ose nuk bëhet aspak. Vazhdojnë akoma çuditërisht të bëjnë debat këtu në parlament që 100 ditëshin e fundit, jo po ditën e fundit, që do të bëhet, ose do të bëhet kryeministri i parë shqiptar”, u shpreh Sela.

Replika menjëherë erdhi nga deputeti i BDI-së Arbër Ademi, i cili Selën e quajti si humbësi më i madh i zgjedhjeve.

“Zoti Sela foli për legjitimitetin, humbësi i të gjitha zgjedhjeve në seri, foli për legjitimitetin. Zoti Sela, nuk mund të mundni Ali Ahmetin. Qoftë duke qenë në PDSH, qoftë në LR PDSH, qoftë duke përdorur parti të tjera si RDK, Uniteti, Besa, Alternativa, tash serish ktheheni te BESA, nuk mund ta mundni Ali Ahmetin. Duke e pasur disponimin e qytetarëve parasysh, që në raundin e parë bëtë koalicion me VMRO-DPMNE dhe çka përjetuat, përjetuat fiasko. Nokaut klasik nga qytetarët, tkurrje spektkolare. Nga 80 mijë vota ratë në 49 mijë vota. Dhe me këto vota z. Zela nuk kërkohet Qeveri, kërkohet përgjegjësi”, tha Ademi.

Ky debat u zhvillua mbrëmë në Kuvend pak para se të votohej Qeveria e re. Ndryshe legjitimitetin e Qeverisë së re e ka kontestuar edhe VMRO-DPMNE, parti e cila kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

INFO

NA NDIQ