Sela: Malësia e Tetovës ka dhënë shumë për kombin, ajo do e bëjë edhe ndryshimin!

0

Kryetari i ASH Ziadin Sela i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij sonte ka vizituar disa nga fshatrat e Malësisë së Tetovës edhe atë fshatin Bozofcë, Veshallë, Brodec, ndërsa ditëve në vijim do ti takojë edhe fshatrat tjera të malësisë së Tetovës.

Sela tha se banorët e malësisë së Tetovës janë vetë dëshmitarë të gjendjes së rrënuar ekonomike, të cilët si shpëtim i kanë sytë nga mërgimi. Sipas tij, banorët e kësaj ane janë të lënë në harresë nga ky pushtet, dhe ata përballen me kushte të vështira për jetesë, pa ujë pa vende pune, me infrastrukturë te shkatruar, pa ambulanta, me partizim të punësimeve dhe subvencioneve. Sela i siguroi banorët e Malësisë së Tetovës se ASH do të japë kontributin maksimal, që kësaj pjese ti kthehet dinjiteti dhe shpresa duke ju siguruar vende pune, subvencione, ambulanta, dhe shërbime të ndryshme, me qellim që mos i boshatisin fshatrat e tyre. Ai ka vlerësuar kontributin e malësorëve të kësaj ane duke nënvizuar se ata janë kontribues por edhe bartës të shumë proceseve politike sic është arsimimi dhe Universiteti i Tetovës, sakrifica e luftës së 2001,etj. Kryetari i ASH-së i bëri thirrje banorëve të këtyre vendbanimeve që më 12 prill të votojnë për ndryshimin.