Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për TV21 tha se në takimin e djeshëm me kryetarët e degëve është biseduar për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Qendror. Sela thotë se nuk e ka për qëllim marrjen e drejtimit të partisë.
“Janë diskutuar aspekte tekniko organizative, përgatitje dhe informim në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Qendror. Nuk jam tërhequr për të rimarrë kryesimin e partisë, por natyrisht që kam përgjegjësi për ta mbajtur partinë në linjën ideologjike të saj”, tha Sela