Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët i përbërë nga Kryetari, Ziadin Sela, Sekretarja e Përgjithshme, Ilire Dauti dhe nënkryetarët, Elmi Aziri dhe Naim Bajrami, sot në fshatin Brojë të Skenderajit, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit, Hashim Thaçi.
Ky njoftim është bërë përmes një komunikate partiake.
“Një baba shembull për trimëri e atdhedashuri, njeri i sakrificave edhe në kohë paqe. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baci Haxhi!”, thuhet në njoftimin e ASH-së.(INA)