Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi (FOTO)

INA
INA

10/12/2023

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Emri Bislimi nga Sellca e Tetovës.

Me këtë rast, Lideri i ASH, Arben Taravari dhe kryetari i kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmive.

“Na mërziti lajmi i mëngjesit të sotëm për ikjen nga kjo botë të anëtarit tonë nga Sellca e Tetovës, Emri Bislimi.
Emriu ishte gjithherë i gatshëm për të ndihmuar për të mirën e përgjithshme dhe një kontribues i pashoq në Aleancën për Shaiptarët.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, Zoti e bëftë të Xhenetit!”, ka shkruar Taravari.

“Na këpute zemrën Emri
I rëndë ishte lajmi i sotshëm për ikjen tënde kaq të hershme nga kjo botë. I dashur, energjik, i pa ndalshëm, idealist dhe aktivist në vepër. Gjithmonë ishe krah nesh në çdo rrugëtim, në çdo aktivitet, me të njëjtin ideal dhe nuk e njihje lodhjen.
Ngushllime familjes dhe gjithë miqve!
Do të kujtojmë për jetë. Zoti të pranoftë në mëshirën dhe begati e Tij!”, ka shkruar Sela. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ