Sela: Ndjej keqardhje për Afrim Gashin (Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/02/2022

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka shprehur keqardhje për ish partnerin e tij të kolicionit opozitar, kryetarin e “Alternativës” Afrim Gashin dhe për pozitën e tij në Qeveri, shkruan gazeta LAJM. Ai, tha se Gashi ka hyrë në Qeveri me platformën e ASH-së, të cilën nuk di si ta zbatojë pasi nuk është përpilues i saj.

“Situatë e vështirë për një kryetar partie i cili u mundua të krijojë një shkak për tu bërë pjesë e një shumice të re jolegjitime, edhe ai vetë me jolegjitimitetin e tij u bë pjesë. Mori nga programi dhe platform që është e kurdisur shkronjë për shkronjë nga Aleanca për Shqiptarët dhe i futi në marrëveshjen për gjoja qeverisje të re. Por, nuk je përpilues i një platforme, natyrisht nuk mund t’i kesh as mekanizmat për zbatimin e saj. Më kujtohet një moment kur ua kemi sqaruar platformën që e kemi bërë që duhet të jetë e përbashkët, ata na thanë s’kemi vërejtje dhe kur u përmend ligji për nënshtetësinë që e futën në platformë, njëri nga eksponentët e lartë të “Alternativës” aso kohe më pati thënë, kryetar nga e ke gjetë këtë sepse 30 vite asnjë subjekt shqiptar edhe në qeveri duke qenë s’ka guxuar me përmend këtë, e jo më ta bëjë. Kështu që mendojmë se është e parealizueshme. I kam thënë realizohet shumë shpejtë vetëm t’i fitojmë zgjedhjet. Ndërsa ne e realizuam nga opozita. Kështu që, unë seriozisht ndjejë keqardhje dhe ato lloj deklaratash do ta shoqërojnë fatkeqësisht gjithë kohën për sa kohë qëllimet nuk i shpalos haptas përse je pjesë e koalicionit. Kur qëllimet i ke të hapta dhe janë shkruar në program dhe aty je me legjitimitet të plotë dhe përkrahje nga mbrapa, s’ka gjë që nuk realizohet”, tha Sela./Lajm

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË