Sela nga Struga i dërgon porosi kundërshtarëve të kandidaturës së Rekës

0

Kandidati për president Blerim Reka mbrëmë zhvilloi tubimin e radhës në Strugë, i shoqëruar nga kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Sela gjatë tubimit tha se nga ky vend shpesh herë e ka thënë se shqiptaria s’ka kuptim pa Strugën.
“Shqiptarët në Maqedoni pa Strugën nuk kanë kuptim. Sot prof. Blerim Reka ka pasur rastin të shëtisë nëpër Strugë dhe me siguri e ke parë se Struga është një Shqipëri në miniaturë, me toskë dhe me gegë. Dikush mundohet që këtë fushatë të pastër si loti ti japë nuanca të tjera, me përkrahjen e kandidaturës së prof. Blerim Rekës, pa as edhe një qëllim dhe pa as edhe një prapavijë, pra kemi dashakqinjtë që punojnë për t’u dukur ndryshe. A e dini se kujt i ndihmon kandidatura e Rekës? Shqiptarëve në Maqedoni, fëmijëve, fuqizimit të votës shqiptare por edhe atyre që sot nuk janë në mesin tonë dhe mundohen që të përkrahin një kandidat i cili nuk është i yni, nuk fletë shqip, nuk është shqiptar dhe ai do të përballet me përbuzje nga shqiptarët me 21 prill”, u shprehë Sela. (INA)

Porosi nga Ziadin Sela🇦🇱

Gepostet von Aleanca Për Shqiptarët am Samstag, 6. April 2019