Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

ina-online
ina-online

02/12/2023

Kryetari i Kuvendit le të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka theksuar se partitë aktuale opozitare shqiptare nuk mund të shesin opozitarizëm sepse njihen për veprimet e tyre.

“Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, kur digjeshin e vriteshin shqiptarët. Nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje ata që njihen për shkelje të marrëveshjeve” , deklaroi Sela në një tubim me të rinjtë e ASH në Kumanovë.

Sipas tij, vetë emri Aleanca për Shqiptarët dëshmon se ne me fanatizëm qëndrojmë dhe mbrojmë çështjen shqiptare dhe nuk kemi frikë sikur disa që heqin këto prefikset shqiptare se gjoja për tu dukur më mirë te ndërkombëtarët dhe të tjerët.

Ai tha se ASH ishte subjekt politik shqiptar që bëri lëvizje të mëdha sidomos që me tre deputetët e saj rrëzoi regjimin e Gruevskit, që siguroi dhe ishte vendimtare që një nga tre postet udhëheqëse shtetërore ti takojnë shqiptarëve, por edhe të vendosin në agjendë ligjin për gjuhën shqipe.

Ai tha se imponuan me këmbëngulësi propozimin e tyre për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi, përmes të cilët shumë shqiptarë po vuanin me këtë problem.

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Jovan mitreski

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

INFO

NA NDIQ