Sela paralajmëron protesta: Mickoski po sulmon demokracinë, duhen zgjedhje të jashtëzakonshme shkaku i kësaj qeverie jolegjitime

Picture of INA
INA

28/09/2024

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një interviste për javoren “Fokus” ka paralajmëruar protesta nga Fronti Evropian, sic thotë, për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij, ky front nuk është histerik në dëshirën për të qenë pjesë e pushtetit, por se kauza e tyre është shteti I së drejtës për të gjithë, pasi Maqedonia e Veriut me sistemin politik që reflekton realitetin demografik, nuk duhet të bëhet poligon për të përmbushur dëshirat e politikanëve individë për majorizimin e një bashkësie etnike në favor të tjetrës.

“Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike, që këndellin demokracinë kur vehet në pikëpyetje. Për këtë shkak, Fronti Evropian, është prononcuar se do t`i ndërmarrë të gjitha mekanizmat, duke llogaritur edhe protestat, që ta shërojmë këtë demokraci të sulmuar nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja”– tha Sela.

I pyetur nëse janë të mundshme trazira gjatë protestave, Sela thotë se vetëm nga ana e Qeverisë mund të infiltrohen njerëz që mund të shkaktojnë trazira.

“Do të ketë protesta. Nëse qeveria planifikon të infiltrojë njerëz që të bëjë skenare, le të thonë, për shkak se në Maqedoni, fatkeqësisht, implikime të këtilla të pushtetit përmes njerëzve të tillë, kanë ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar Shqiptarët”– tha Sela.

Në intervistën për javoren “Fokus”, Sela ka përmendur edhe mundësinë për zgjedhje të dyfishta, të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2025, për shkak të, sic thotë, qeverisë jolegjitime. Sipas tij, Fronti Evropian do të bëjë çmos që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por se e njëjta pritet edhe nga VMRO-DPMNE dhe Mickoski.

TË FUNDIT
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
3 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
3 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar
3 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

ME TE LEXUARA

6 orë
Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve
23 orë
I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës kthehet nga spitali në burg, gjendja e tij është e mirë
4 orë
Moti sot në Maqedoni
23 orë
Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit
3 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

LEXO MË SHUMË

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

administrata-600x360-1

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

halil snopce arben taravari

Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

korridori 8 dhe 10

BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

AHMETI

Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve

alex salmond

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

INFO

NA NDIQ