Sela: Feta Alimit ia kam borxh jetën, sot u çlirova edhe unë! (Video)

INA
INA

30/05/2023

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka takuar i pari Abdylfeta Alimin pas daljes nga porta e burgut të Idrizovës.

Sela tha se sot ndjehet i çliruar pasi, siç u shpreh, brenda këtyre gjashtë viteve sa ishte në burg Abdylfetai edhe ai ishte i robëruar, ndonëse nuk ndodhej brenda burgut.

“Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihem ashtu siç do të ndieshte një familjar i Fetait, ashtu siç do të ndieshte një njeri që i ka borxh jetën tjetrit. Ndjehem i lirë po aq sa Fetai, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, por i robëruar bashkë me Fetain, Unë sot e quaj një nga ditët normale të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem dhe krenarë me pamposhtësinë dhe vendosmërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë. E di se janë munduar që ta thyejnë, që t’i nxjerrin veshin a këmbën, dhe gjëra të tjera, e di që janë munduar që ta joshin, por ky ka zgjedhur atë që e ka traditë shqiptari, nderin dhe respektin. Ta nderoj veten dhe familjen e tij. Unë jam pjesë e familjes së tij, më ka nderuar dhe mua ”, tha Sela.

Ndërkohë, dje ka përfunduar masa e burgut për ish-sigurimin e Kuvendit, Abdylfeta Alimi njëherësh personi i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte shpëtuar Ziadin Selën i cili ishte cak i sulmit të protestuesve të dhunshëm. Gjatë daljes nga Burgu i Idrizovës, Alimi është pritur nga Ziadin Sela, i cili në një prononcim para mediave sërish e falënderoi Alimin për siç tha, që ia kishte shpëtuar jetën.

Alimi vuajti 6 vite e dy muaj burg nën akuzën për bindje ndaj urdhrit të paligjshëm dhe mos veprim, përkatësisht akuza e tij kryqëzohej me veprimet e dy ish-deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët kishin hapur portat kryesore të Kuvendit duke i mundësuar hyrjen e protestuesve të dhunshëm në Parlament. Alimi u përfshi në akuzë edhe pse dispozitat ligjore përcaktojnë qartë se sigurimi i Kuvendit (polici) nuk ka të drejtë të ndërmerr veprime kundër deputetëve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

INFO

NA NDIQ