Sela: Shqiptarit nuk i ka hije dorëzimi

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë thirrje në mbështetje të Shaip Kamberit.

“Shqiptarët janë të njohur në histori për rezistencë. Shqiptarit nuk i ka hije dorëzimi.
Nesër Tërnoci për të pestën herë po rikthehet në qendrën vendimtare të shqiptarëve të Luginës.
Vëllezër e motra, kudo që jeni përkohësisht, nesër keni një obligim moral e kombëtar. Shaip Kamberi është zëri juaj, simboli i rezistencës tuaj. Dilni masovikisht dhe vendosni për dinjitetin tuaj. Mos lejoni që Beogradi të shuajë zërin e shqiptarëve në Kuvend. Dallimet politike nesër duhet të tejkalohen, sepse gara nuk është politike, por kombëtare!”, ka shkruar Sela.(INA)