Sela ‘shuplakë’ Mickoskit për amnistinë për 27 prillin

0

Aleanca për shqiptarët (ASH) nuk dëshiron të dëgjojë për ofertën e VMRO-DPMNE-së të sillet amnisti për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill, vitin e kaluar. Nga partia e Ziadin Selës thonë se kërkesën e Hristijan Mickoskit e konsiderojnë si tendencioze dhe joparimor, transmeton Medial.mk.

“Është kohë e fundit që udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari Mickoski të ndryshojnë mënyrën e të udhëhequrit politikë ndaj shqiptarëve. Duhet të distancohen nga dhunuesit e dënuar, publikisht t’i kërkojnë falje kryetarit, si dhe anëtarësisë dhe partisë, dhe jo të mundohen të mbrojnë këto dhunues që tentuan të vrasin liderin Ziadin Sela. Paramendoni çfarë paradoksi, Mickoski kërkon amnisti për këto dhunues që kanë dashur ta vrasin Selën. Kjo është joserioze”, kanë thënë nga ASH-ja.