Sela: Tetovarët po zotohen se do ta mbështesin idenë e ASH-së për t’i dhënë zë rinisë

“Tetovarët e kanë kuptuar dhe pranuar, ndërsa gjithnjë e më shumë edhe po zotohen se do ta mbështesin idenë e Alencës për Shqiptarët për t’i dhënë zë rinisë”, ka shkruar kryetari i ASH, Ziadin Sela në një postim në fejsbuk.

Ai mbrëmë ka qëndruar me aktivistët dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë.

“Në lagjen e Abdullaut, bartësit të listës tonë për Këshillin Komunal të Tetovës, zhvilluam një bisedë të këndshme ku nga afër ndjeva vendosmërinë e tyre për të forcuar edhe më shumë Aleancën për Shqiptarët, si opsionin e vetëm politik që me dinjitet përfaqëson shqiptarët”, ka theksuar Sela.(INA)