Sela: Unë e kam bërë Taravarin politikan, nuk do të lejoj që dikush nga jashtë ta kontrollojë partinë

INA
INA

13/02/2024

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se është meritori më i madh që Arben Taravari të bëhet politikan.

Në një intervistë për Klan Maqedoni, ai përsëriti se mbetet i mendimit se partia do të garojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit. Sipas Selës, koalicioni me opozitën shqiptare nuk garanton ndryshim.

“Në vitin 2016, askush nuk e njihte politikisht Arben Taravarin. Në vitin 2014, 2015 kur nisa Lëvizjen për Reforma, e bëra sekretar të përgjithshëm. Në vitin 2016 ishte i dyti në listën për deputet në zonën zgjedhore numër 1. Humbi. Pas kësaj e bëra ministër të Shëndetësisë, ai përparoi”, tha Sela.

Ai tha se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka bërë koalicion me Lëvizjen Besa që Taravari të bëhet kryetar i Gostivarit.

Sipas Selës, Taravari ka mbajtur takime të fshehta me liderët e partive opozitare.

“Taravari vendosi që këtë vit t’i anashkalojë organet e partisë, nuk ka ardhur në mbledhje, ka shkuar në takime të fshehta me drejtues të tjerë pa shkuar me të një anëtar tjetër i kryesisë së partisë. Ai tregoi sjellje fëmijërore të papërshtatshme për një udhëheqës. Dhe, ai filloi të pranonte direktiva nga jashtë. Është skandaloze që ka shkuar në një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i vetëm, pa asnjë anëtar të Kryesisë së ASH-së.Përderisa Ziadin Sela merr frymë politikisht në Aleancë, unë nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoj që faktorët e jashtëm të kontrollojnë partinë”, tha Sela.

Sela theksoi se shkuarja në zgjedhje e vetme e Aleancës nuk do të thotë se e ndihmon BDI-në

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

policia-714x420

Ndalohet një 34-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht imigrantë

INFO

NA NDIQ