Sela: Vendbanimet dhe shkollat tona po boshatisen, ne do rikthejmë shpresën

0

Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ishte në tubim në qytetin e Dibrës, ku ai tha: “Kur vij në Dibër dhe kur them dibranë realisht mua më krijon konfuzion për një moment sepse të thuash dibranë të lindin dilema flet për dibranin e Tiranës, flet për dibranin e Shkupit, a flet për dibranin e Amerikës por realisht rrënja e Dibrës dhe shqiptarisë është në këtë Dibër dhe prandaj është e madhe”.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Sela foli dhe për migrimin e shqiptarëve: “Fatkeqësisht ngushtomi sot e kësaj dite kur i shohim shtëpitë e vëllezërve tanë bosh, klasat e fëmijëve tanë me pak nxënës”.

Gjithashtu Sela theksoi se ka ende fëmijë që nuk e kanë të mundur të mësojnë në gjuhën shqipe: “Me ministra shqiptarë të arsimit dhe me nxënës dhe vogëlush 5,6 vjeçarë që s’kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën shqipe mbi 1.000 fëmijë të shqiptarëve në Veles e Çashkë, Manastir e në shumë vende tjera u pamundësohet e drejta e shkollimit në gjuhë shqipe. Me ministër shqiptarë dhe me paralele sot e kësaj dite bosh”, theksoi Sela.

Ai po ashtu foli për nevojat e shqiptarëve në vendin tonë: Nevojat e shqipëtarëve këtu në Maqedoni fatkeqësisht janë të mesjetës ndërkohë që krenohen oponentët tanë për arritje të mëdha.