Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Rahçe- Saraj.
“Ngushllime dhe forcë e durim për të gjithë familjarët, miqtë e të afërmit e familjes që sonte në mënyrë tragjike humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj.
Me shumë dhimbje kemi ndjekur përpjekjet e njësive të kërkim-shpëtimit, të cilët arritën të shpëtojnë fëmijën 4 vjeçar dhe vazhdojnë edhe në këto orë të vështira të kërkojnë pjesëtarin e pestë të familjes.
Zoti qoftë me ata që sonte u përballën me këtë fatkeqësi të rëndë, ju dhashtë durim të përballojnë dhimbjen dhe i pranoftë në mëshirën e Tij viktimat”, shkroi Ziadin Sela.