Sela:Jemi të tronditur për pasojat e zjarreve në Turqi

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga zjarret në Turqi.

“Ne jemi thellësisht të tronditur për pasojat e zjarreve të tmerrshme që shpërthyen në rajonet e Turqisë.

Shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në ngjarjet tragjike dhe dëshirojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.

Paçin forcë dhe durim! Ne bashkohemi me ta dhe ndajmë ankthin dhe pikëllimin bashkë!”, është shprehur Sela. (INA)