Selektori i Spanjës: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipërinë

ina-online
ina-online

02/12/2023

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, pasi u njoh me shortin e Euro 2024, pohoi se Grupi B është më i vështiri. Ai përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara.

Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

“Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të.

Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë.

Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve.

Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.

Rritja e Spanjës

De la Fuente konfirmoi se me shtatë muaj të mbetur deri në fazën finale, Spanja është ende në një fazë rritjeje në tërësi.

“Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë.

Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë të madhen. Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”.

Trajneri gjithashtu guxoi të komentojë se: “Jam i bindur se skuadrave të tjera në grup nuk u pëlqente të përballeshin me Spanjën”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Bullgaria dhe Greqia nuk janë mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE

policia-714x420

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

tuchel

A dëshiron Tuchel të kthehet te Chelsea?

arsenal

Arsenali vazhdon me fitore

bayern1

Revolucion total te Bayern Munich, priten plot 8 largime në verë

inzaghi

Inzaghi: Asllani ka qenë perfekt, dua ta komplimentoj publikisht

kristijan asllani

Poston në rrjetet sociale festën e golit, Turam e përgëzon në shqip

INFO

NA NDIQ