Selës apo Taravarit, kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së?

Picture of INA
INA

21/08/2024

Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur në lidhje me çështjen e konfirmimit se kush mbetet kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët.

Deputetja Ilire Dauti reagon lidhur me këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ajo thotë se Gjykata Themelore Tetovë para 5 muajsh vendosi që kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela, të cilit i takojnë edhe vulat e subjektit politik. Ndërsa shton se “uzurpuesi” e ankimoi vendimin dhe siç thotë ajo, nga atëherë e sot nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit.

Ajo thotë se pse po ndodhë kjo vonesë si dhe shton se kjo pritje për drejtësi për anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët bëhet edhe më e rëndë kur emri i subjektit i ndërtuar me gjak e me shumë mund, ose nuk përdoret fare nga ai ose sipas saj, përdoret për të shitur e shtypur shqiptarët.

Nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit deklaruan për TV Shenja lidhur me këtë çështje se ky është një shembull klasik i presionit ndaj gjyqësorit dhe një sulm politik ndaj një autoriteti të tretë, i cili sipas definicionit duhet të jetë i pavarur në dhënien e drejtësisë.

“Zijadin Sela dhe Ali Ahmeti ende jetojnë në filmin kur diktonin vendime gjyqesh nga pozita e pushtetit. Aleanca për Shqiptarët është një ideologji politike që duhet t’i japë një të ardhme të sigurt popullit tonë, jo thjesht një vulë që të keqpërdoret për të mbrojtur krimin e BDI-së dhe të jetë satelit i Reçicës së Vogël”, theksuan nga ASH e Taravarit.

Rikujtojmë që më 1 prill 2024 u mor vendimi i Gjykatës Themelore Tetovë nga ku u pranua kërkesa për regjistrim të ndryshimeve në partinë politike Aleanca për Shqiptarët me seli në Tetovë dhe Kërkesa për ndryshimin e statusit të partisë. Ku në vendimin e tyre u evidentua ndryshimi rreth pozitës së kryetarit ku në të ardhmen për kryetar të partisë,sipas Gjykatës Themelore Tetovë, njihet Ziadin Sela, në vend të Arben Taravarit./Shenja.tv

TË FUNDIT
40 minuta
Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane
41 minuta
Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet
2 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
3 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
3 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

ME TE LEXUARA

1 ditë
Keqpërdorimet e mundshme në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria në veprim
19 orë
Fundjavë e zgjatur, kolonë e gjatë veturash në pikën kufitare me Greqinë
1 ditë
Katër ministritë e reja të formuara pa debat publik edhe më shumë e ulin besimin në institucione
4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë
1 ditë
Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen, nëse realizohet plani që nxënësit të grumbullohen në shkolla qendrore
19 orë
VIDEO/ Përmbysje spektakolare në Pragë, Shqipëria mund Ukrainën dhe e nis me tre pikë aventurën në Ligën e Kombeve

LEXO MË SHUMË

antoni blinken

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Goran Mincev

Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

kosova futboll

Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija

serb bllokada protesta kufi

“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

INFO

NA NDIQ